Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Sekuestrohen mallra të padeklaruara në një kamion nga Dogana

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara prej rreth 4,400 eurosh gjatë kontrollit të një kamioni.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Dogana e Kosovës ka përzgjedhur për kontroll të detajuar një kamion që transportonte mallra të deklaruara nga operatori ekonomik, duke përdorur mekanizmat e menaxhimit të riskut. Gjatë këtij kontrolli të realizuar nga zyrtarët doganorë, në dërgesë janë zbuluar mallra të ndryshme të padeklaruara që u nënshtrohen kërkesave për leje importi dhe autorizime për tregtimin e mallrave të akcizës.

Sekuestrohen mallra të padeklaruara në një kamion nga Dogana
Foto: 2lonline.com

Sipas autoriteteve doganore, mallrat e zbuluara përfshijnë 11,520 paketime prezervativësh me nga 3 copë secila, si dhe 400 copë cigare elektronike. Vlera e përgjithshme e këtyre mallrave, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore, vlerësohet në rreth 4,400 euro.

Institucioni ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet me qëllim të parandalimit të shkeljeve, garantimit të respektimit të kërkesave ligjore për importin dhe qarkullimin e mallrave, si dhe mbrojtjes së interesave financiare të shtetit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brod, Dragash 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme