Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Rumania ndal reaktorin e centralit bërthamor për shkak të Danubit

Rumania ka ndalur funksionimin e reaktorit të dytë në centralin bërthamor të Çernavodës për shkak të rënies së nivelit të ujit në lumin Danub.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

BOTË — Rumania ka ndalur funksionimin e reaktorit të dytë në centralin bërthamor të Çernavodës për shkak të rënies së nivelit të ujit në lumin Danub. Shkëputja e reaktorit nga rrjeti energjetik zgjati rreth katër orë, ndërsa centrali siguron rreth 20% të prodhimit të energjisë elektrike në vend. Mbyllja e reaktorit rrit presionin mbi sistemin energjetik rumun, në një periudhë kur vala e të nxehtit ka rritur konsumin e energjisë dhe thatësira ka ulur prodhimin nga hidrocentralet.

Rumania ndal reaktorin e centralit bërthamor për shkak të Danubit
Foto: euronews.al

Drejtori i centralit bërthamor të Çernavodës, Romeo Urjan, theksoi se nuk ka rrezik për sigurinë bërthamore. Për shkak të rënies së shpejtë të nivelit të Danubit, ujërat e të cilit përdoren për të ftohur objektet e termocentralit bërthamor, niveli ka rënë në një nivel historikisht të ulët, duke rezultuar në ndërprerjen e funksionimit të tij.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme