Zhurma Press E Mërkurë · 09 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 15:23 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

5 persona humbën jetën në aksidente brenda 4 ditëve

Bilanc alarmues në vetëm katër ditë: 5 të vdekur dhe 121 aksidente me të lënduar

Redaksia ZHURMA 15:09 Përditësuar 16:11 1 min lexim
5 persona humbën jetën në aksidente brenda 4 ditëve
FOTO · Foto: Pixabay Arkivi ZHURMA

Rrugët e Kosovës vazhdojnë të jenë skenë e aksidenteve tragjike, me një bilanc shqetësues të regjistruar vetëm gjatë katër ditëve të fundit. Nga 20 deri më 23 korrik, pesë persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku, ndërsa mbi 120 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar.

Rasti i fundit u shënua të enjten në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, ku një grua humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë, ndërsa disa persona të tjerë mbetën të lënduar. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar: Pavarësisht kontrolleve të vazhdueshme dhe numrit të madh të gjobave, aksidentet vazhdojnë të shkaktojnë pasoja të rënda.

Policia e Kosovës u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të shmangin tejkalimet e rrezikshme, shpejtësinë e tepërt dhe drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, me qëllim parandalimin e tragjedive të tjera në rrugët e vendit.

Burim: Sinjali, https://sinjali.com/rruget-e-kosoves-po-marrin-jete-bilanc-alarmues-ne-vetem-kater-dite/
— Redaksia ZHURMA

Komentet