Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 10:30 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Ekonomi SHQ

Fuqia blerëse e shqiptarëve ra me 170 euro që nga viti 2020

Fuqia blerëse ka humbur rreth 170 euro për gjashtë vjet

Redaksia ZHURMA 02:38 Përditësuar 04:25 1 min lexim
Fuqia blerëse e shqiptarëve ra me 170 euro që nga viti 2020
FOTO · Foto: Conad, Tirana, 2025 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Rritja e pagave në Shqipëri vijoi trendin pozitiv në terma nominalë, por kur korrigjohet për inflacionin, paga reale për punonjësit mbetet dukshëm më e ulët. Me këtë ritëm, fuqia blerëse ka rënë rreth 170 euro për gjashtë vjet.

Pagat janë rritur në Shqipëri, por në raport me rritjen e çmimeve, nuk ka diferencë të theksuar. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se këtë vit, paga mesatare mujore bruto arriti në 90,100 lekë, me rritje vjetore 9.6%.

Në pesë vite paga nominale u rrit me 60%. Por e njëjta pagë, e matur me fuqinë reale blerëse, rezultoi në tremujorin e parë të këtij viti 73,800 lekë me rritje vjetore 7 për qind. Hendeku ndërmjet pagës reale dhe asaj nominale arriti në 16,300 lekë më shumë se 170 euro në tremujorin e parë 2026, me një zgjerim rreth 23 % nga e njëjta periudhë e 2025.

Kjo do të thotë se me rreth 90 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020 i blinte me rreth 73,800 lekë. Diferenca mes pagës nominale dhe asaj reale ka ndjekur një trajektore rritëse. Në fillim të vitit 2021, hendeku ishte vetëm 1,220 lekë. Kjo diferencë u zgjerua ndjeshëm gjatë vitit 2022, duke kaluar mbi 6,600 lekë në fund të vitit, në një periudhë kur ekonomia u përball me rritje të fortë të çmimeve.

Burim: Euronews Albania — Redaksia ZHURMA

Komentet