Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Rritet numri i grave të vrara në Irlandë

Numri i grave të vrara nga burrat në Irlandë është dyfishuar pothuajse brenda një viti, sipas një raporti të organizatës Women’s Aid.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Numri i grave të vrara nga burrat në Irlandë është dyfishuar pothuajse brenda një viti, sipas një raporti të publikuar nga organizata irlandeze Women’s Aid. Gjatë këtij viti janë shënuar 13 gra të vrarë, krahasuar me shtatë gra që u vranë gjatë gjithë vitit të kaluar. Sipas raportit, pas dy dekadash rënieje, vrasjet e grave nisën të rriten sërish në vitin 2021.

Rritet numri i grave të vrara në Irlandë
Foto: almakos.com

Drejtuesja e organizatës, Sarah Benson, u shpreh se «kjo duhet të na alarmojë të gjithëve». Ajo theksoi se megjithëse Irlanda është vend i pasur dhe ka ligje të mira, gratë ende vriten nga njerëzit e tyre më të afërt, duke shtuar se «këto vrasje rrallë ndodhin papritur» dhe se ndarja, kontrolli, përndjekja e kërcënimet janë shenja paralajmëruese, ndërsa rreziku mbetet i lartë deri në një vit pas ndarjes.

Shumica e viktimave u vranë nga persona që i njihnin, ku mbi gjysma pësuan nga partnerët ose ish-partnerët dhe dy të tretat humbën jetën në shtëpitë e tyre. Dokumenti tregon gjithashtu se prej vitit 1996 në këtë shtet janë vrarë 291 gra bashkë me 25 fëmijë nga burrat, ndërsa raporti u publikua në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Ngjashëm me këtë situatë, edhe në Kosovë janë vrarë tetë gra që nga fillimi i vitit 2026, ku autorët shpesh janë po ashtu partnerët ose ish-partnerët.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Azemi: Jon Sadiku më kërcënoi dhe organizoi mashtrimin me leukeminë

    50% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme