Aksidenti tragjik në Baku i merr jetën prezantueses së njohur
Prezantuesja televizive nga Azerbajxhani, Ada Suleymanova, humbi jetën në një aksident rrugor pak orë pas ditëlindjes së saj të 31-të.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një aksident i rëndë trafiku në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ka lënë të vdekur prezantuesen e njohur televizive Ada Suleymanova dhe mikun e saj Anar Karimov, i cili po drejtonte automjetin. Ngjarja ndodhi në orët e para të 23 nëntorit, kur makina në të cilën ndodheshin u përplas me një kamion, sipas të dhënavë të agjencisë së lajmeve Report.az. Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje dhe përdorën pajisje speciale për të nxjerrë trupat e bllokuar nga automjeti i shkatërruar, por fatkeqësisht dy personat nuk mbijetuan dot.
Tragjedia ndodhi vetëm pak orë pasi 31-vjeçarja kishte festuar ditëlindjen në një restorant në Baku dhe po kthehej në shtëpi. Ajo ishte një figurë e njohur televizive në vend, ku kishte drejtuar për një periudhë të gjatë emisionin “Sən olsaydın” në televizionin ARB TV. Pas largimit nga ekrani, ajo po përgatitej të niste një projekt të ri podcast në YouTube dhe numëronte mbi 40 mijë ndjekës në Instagram. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet dhe kanë caktuar ekspertizat përkatëse për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të përplasjes fatale.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


