Lajme
KOS
Pse paralajmëron Sherifi rrezik nga rriqrat me nxehtësinë?
Profesori Kurtesh Sherifi thotë se parazitët thithës të gjakut krijojnë habitatin e tyre në ambiente fushore e malore.
Redaksia ZHURMA
09:06
Përditësuar 16:38
1 min lexim
PRISHTINË — Profesori universitar Kurtesh Sherifi ka folur rreth rrezikut që paraqesin rriqrat me ngritjen e temperaturave. Ai tha se këto parazitë thithin gjak dhe aktivizohen sidomos në përfundim të pranverës dhe fillim të verës.
"Rriqrat aktivizohen, i kemi kudo në natyrë, por jo në koncentrime të larta. Janë vende-vende, krijojnë habitatin e tyre, por për të qëndruar në një vend duhet të kenë aty edhe për të thithur gjak", tha Sherifi.
Sipas tij, në Kosovë rriqrat gjenden në ambiente fushore ose malore, por fatmirësisht jo në shtëpi apo ambientet e banimit.
Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA