Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Sa milionë euro paguan Venezia për Rrahmanin?

Rrahmani realizoi 16 gola në Pragë përpara largimit në Itali.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

VENEZIA — Albion Rrahmani kaloi te Venezia pas marrëveshjes midis klubit italian dhe Sparta Pragës. Transferimi vlerësohet në 7.5 milionë euro, me bonuse që mund ta çojnë shumën në 9.5 milionë euro. Sulmuesi kosovar, i cili muajin e ardhshëm mbush 26 vjeç, i ishte bashkuar Spartës së Pragës dy vite më parë nga Rapidi për 5 milionë euro.

Sa milionë euro paguan Venezia për Rrahmanin?
Foto: Wikimedia Commons

Rrahmani zhvilloi një sezon mjaft pozitiv me klubin çek. Në 49 ndeshje zyrtare, shënoi 16 gola dhe dha katër asistime, duke lënë gjurmë edhe në Ligën e Konferencës, me katër gola në 13 paraqitje. Me fanellën e kombëtares kosovare, ai ka zhvilluar 25 ndeshje, duke realizuar shtatë gola dhe një asistim që nga debutimi i tij në shtator të vitit 2023.

Venezia u rikthye në Serie A pas fitimit të titullit në Serie B sezonin e kaluar dhe synon të forcojë repartin ofensiv për sezonin e ri. Klubi venecian drejtohet nga trajneri Giovanni Stroppa.

Burim: Demokracia
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Gjilani 20 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    27% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    30% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme