Robert Pattinson zgjidhet aktori i ri që do te luaje rolin e James Bondit
Aktori britanik do te jete fytyra e re e agjentit 007 ne filmin e ardhshem nen regjine e Denis Villeneuve.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim
Robert Pattinson eshte perzgjedhur zyrtarisht per te interpretuar agjentin 007, duke marre keshtu stafetën nga Daniel Craig, i cili u shfaq per here te fundit ne kete seri me filmin e publikuar ne vitin 2021. Ne rrjetet sociale eshte publikuar nje fotografi dhe nje video e shkurter e aktorit britanik ne rolin e agjentit te famshem, ndersa procesi i perzgjedhjes kishte nisur pasi Amazon MGM Studios mori kontrollin mbi ekskluzivitetin. Skenarin e filmit te ri, qe do te drejtohet nga Denis Villeneuve, po e shkruan Steven Knight. Pattinson do te behet aktori i shtate qe do ta interpretoje Bondin ne serine zyrtare te filmave.
«James Bond eshte nje nga personazhet me legendare te kinematografise dhe te me besohet roli i agjentit 007 eshte nderi i jetes sime,» u shpreh aktori, duke shtuar se «ky rol eshte nje enderr e bere realitet» dhe se «do te ishte pak te thuhej keshtu». Regjisori Denis Villeneuve tha se, megjithese kishte shume talente te jashtezakonshme gjate procesit, mund te kete vetem nje 007. Sipas tij, Pattinson mishëron shpirtin e përjetshëm të personazhit dhe sjell një frymë krejtësisht të re, ndersa data e publikimit te filmit ende nuk eshte bere e ditur.
Siç raportoi Zhurma më 13 nëntor 2026, aktori britanik po udhehiqte garën per rolin pasi thuhet se kishte marre nje oerte me te favorshme nga studioja filmike, ndersa me pare ishte raportuar se ai kishte marre pjese ne audicione se bashku me finaliste te tjere.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 3 zhvillime
- 8 nëntor Robert Pattinson dhe Nicholas Hoult marrin pjesë në audicione për James Bond-in
- 13 nëntor Robert Pattinson udhëheq garën për rolin e agjentit James Bond
- 16 nëntor Robert Pattinson zgjidhet aktori i ri që do te luaje rolin e James Bondit · ky artikull
Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar