Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Shtunë · 25 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Rritet aksidentet fatale në Kosovë

46 viktima në 45 aksidente; institucionet po punojnë për siguri

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Rritet aksidentet fatale në Kosovë
FOTO · Foto: Traffic - panoramio - Black Iris / Wikimedia Commons

PRISHTINË — Rritja e numrit të aksidenteve me pasoja fatale në Kosovë ka rikthyer në fokus nevojën për forcimin e sigurisë rrugore. Ekspertët kërkojnë strategji të reja parandaluese dhe respektim më të madh të rregullave të komunikacionit, ndërsa institucionet thonë se po punojnë për përmirësimin e infrastrukturës dhe politikave të sigurisë.

Aksidentet në Kosovë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish, ku numri i aksidenteve fatale ka shënuar rritje. Rastet e aksidenteve, sipas ekspertëve të sigurisë, përbëjnë shqetësim serioz, prandaj bëjnë thirrje për ndërmarrjen e masave urgjente dhe hartimin e strategjive për më shumë siguri në rrugë.

“Ajo që është urgjente për institucionet tona është krijimi i strategjisë së sigurisë rrugore. Në kuadër të krijimit të kësaj strategjie merren pastaj edhe masat për hulumtimin e aksidenteve dhe faktorëve që ndikojnë në aksidente, si dhe krijimi i masave preventive”, theksoi Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit thonë se fokusi i tyre është mirëmbajtja sistematike e rrjetit ekzistues, përmirësimi i standardeve teknike dhe eliminimi i çdo elementi që mund të paraqesë rrezik për përdoruesit e rrugës. Ata theksuan se janë duke punuar intensivisht në hartimin, përditësimin dhe zbatimin e strategjive dhe politikave për sigurinë rrugore, të cilat synojnë krijimin e sistemit të modernizuar të menaxhimit të sigurisë në komunikacion që ndikojnë dhe uljen e numrit dhe rrezikut të aksidenteve.

Policia thekson se në vazhdimësi analizon të dhënat rreth sigurisë në trafik, harton plane operative, bën fushata ndërgjegjësuese dhe, si masë parandaluese e ndëshkuese, gjobit shkelësit e rregullave të trafikut. Sipas Policisë, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë evidentuar 45 aksidente fatale me 46 persona të vdekur.

Burim: Gazeta Blic
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Kosovë →