Zhurma Press E Hënë · 24 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 02:46 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
02:45 Aktorja Bunny Levine vdes në moshën 97-vjeçare në Kaliforni02:34 Shtetas polak ndalur në Tabanoc për shpejtësi 164 km/h në zonë 80 km/h02:26 Hetimi për vrasjen e shqiptares në Athinë: dyshuar 48-vjeçari e priti dhe e qëlloi02:19 Haradinaj publikon dokumentin për vizitën e Trainkos në Serbi, punëtori përballë masave…02:09 Ardian Ismajli i mahnitur nga trajneri i ri i Torinos, Ignazio Abate02:04 Kylie Jenner me bikini dhe kurorë pas kritikave për veshjen në dasmë01:40 VLEN kërkon përgjigje për 14 viktimat e spitalit modular në Tetovë01:14 Policia: 260 aksidente me motoçikleta në pesë muaj të parë të 2026-tës, pesë fatale01:04 Prognoza: java e fundit e gushtit me temperaturë deri në 36 gradë00:59 Enca Haxhiu publikon video provokues nga dhoma e gjumit
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Jetesa SHQ

Si u shtri "Revolucioni Flamingo" deri në Paskuqan?

Aktivistët e Grupit "ATA" pikturuan flamingot dhe mesazhin "Tokë, ujë, liri" pranë digës së liqenit të Paskuqanit, duke e çuar protestën jashtë Tiranës.

Redaksia ZHURMA 22:18 Përditësuar 18:07 1 min lexim
Si u shtri "Revolucioni Flamingo" deri në Paskuqan?
FOTO · Ilustrim · Biblioteca Nacional, Pristina, Kosovo, 2014-04-16, DD 14 (CC BY-SA 3.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PASKUQAN — Të hënën, më 6 korrik, aktivistë dhe artistë të rinj pikturuan dhjetëra flamingo në fluturim dhe mesazhin "Tokë, ujë, liri" në murin pranë digës së liqenit të Paskuqanit. Sipas organizatorëve, vendodhja u zgjodh qëllimisht për ta çuar mesazhin e "Revolucionit Flamingo" përtej qendrës së Tiranës, pasi lëvizja tashmë ka marrë një shtrirje mbarëkombëtare.

Për disa orë aktivistët realizuan pikturat dhe shkrimet, ndërsa u shprehën se protestat synojnë mbrojtjen e pasurive publike dhe kundërshtimin e asaj që e konsiderojnë plaçkitje të tokës dhe burimeve natyrore nga oligarkia vendase dhe ndërkombëtare.

Sipas Diana Malajt, drejtuese e Grupit "ATA", toka dhe uji janë të mira të përbashkëta, ndaj qytetarët duhet të kundërshtojnë çdo përpjekje për t'i privatizuar apo grabitur. "Mendojmë që Revolucioni Flamingo, pavarësisht dimensionit të tij shumëpërmasor, në thelb është për të përbashkëtat tona. Thelbi është për të luftuar dhe për të mbrojtur tokën, për të mbrojtur ujin, që oligarkia në bashkëpunim me shtetin, me oligarkët vendas dhe ndërkombëtarë, prej vitesh dhe dekadash po tenton ta plaçkitë dhe ta grabisë," u shpreh Malaj.

Gjatë aksionit u vizatuan edhe mesazhe kundër Paketës së Maleve dhe ndryshimeve ligjore që prekin zonat e mbrojtura. Aktivistët kërkojnë anulimin e kësaj nisme qeveritare, që sipas tyre favorizon investitorët e mëdhenj, rrezikon pasuritë natyrore dhe u hartua pa konsultim të mjaftueshëm me komunitetet lokale.

26-vjeçarja Xheni Hajdari, një nga aktivistet pjesëmarrëse, tha se "Revolucioni Flamingo" duhet të zgjerohet e të përfshijë sa më shumë qytetarë. "Toka dhe uji, natyra jonë, është në rrezik nga ndërtimet e paplanifikuara dhe nga abuzimi me pushtetin. Sot zgjodhëm Paskuqanin, sepse ndodhet pak më në periferi dhe pranë natyrës. Është një hapësirë e madhe ku mund ta përçojmë më mirë mesazhin tonë," u shpreh Hajdari.

Përveç sloganit "Tokë, ujë, liri", në murin e pjerrët u realizuan edhe grafite me mbishkrimet "Kamza në protestë", "Revolucioni Flamingo" dhe "RnB, BnB" — parulla më e zëshme e protestave: "Rama në burg, Berisha në burg".

Burim: Citizens Channel
— Redaksia ZHURMA

Komentet