Reshjet e dendura të shiut përmbytin disa akse rrugore në Vlorë
Reshjet me intensitet të lartë shkaktojnë bllokimin e aksit drejt Pyllit të Sodës dhe vështirësi në qarkullim.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
VLORË — Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë krijuar vështirësi dhe problematika në disa akse rrugore të qytetit dhe periferisë. Prezencë e konsiderueshme e ujit konstatohet pranë zonës së mobilerisë, ndërsa rruga drejt Pyllit të Sodës paraqitet e bllokuar për shkak të grumbullimit të ujit që pengon qarkullimin e automjeteve. Segmentet rrugore përballen rregullisht me këtë situatë sa herë që reshjet bëhen intensive, duke vënë në vështirësi banorët dhe drejtuesit e mjeteve. Ndërkohë, në pjesën tjetër të qytetit situata vijon të jetë e qetë dhe pa problematika të raportuara deri në këto momente.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



