Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Pse u hetua rasti 'Botox'?

Prokuroria ka arrestuar tre persona dhe dyshon katër për bashkim kriminal dhe përdorim paautorizuar i firmës

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

SHKUP — Në kuadër të procedurës hetimore që po zhvillon prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila ka të bëjë me një grup të organizuar kriminal të përfshirë në importin, shpërndarjen dhe aplikimin e paligjshëm të barnave dhe pajisjeve mjekësore, gjatë ditës së djeshme janë realizuar kontrolle në pesë lokacione në Shkup, mes tyre edhe në dy institucione shëndetësore. Gjatë aksionit janë arrestuar tre persona, prej të cilëve dy janë mjekë.

Pse u hetua rasti 'Botox'?
Foto: Скопје, Р. Македонија , Skopje, R. of Macedonia 01.04.2013 - panoramio (48) / Wikimedia Commons

Në bazë të provave të siguruara, prokurori publik ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj katër personave. Tre të dyshuar ngarkohen për veprat penale “bashkim kriminal” dhe “cenim i të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj”, ndërsa një person dyshohet për veprën penale “cenim i të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj”.

Rasti është hapur në prill të këtij viti, kur ishte lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 17 personave fizikë dhe gjashtë personave juridikë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë të përfshirë në kryerjen e veprave penale “bashkim kriminal”, “cenim i të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj” dhe “marrje ryshfeti”.

Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/prokuroria-zgjeron-hetimet-per-rastin-botox/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brod, Dragash 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme