Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Raporti i BE-së kritikon drejtësinë për dënimet e buta ndaj dhunës në familje

Njëqind e dyzet e dy raste të dhunës në familje janë regjistruar brenda dy javësh në vend, ndërsa Komisioni Evropian gjen mangësi në sistemin e mbrojtjes.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Vetëm gjatë dy javëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 142 raste të dhunës në familje, ku nga 23 deri më 30 tetor u raportuan 69 raste, kurse nga 30 tetori deri më 6 nëntor u shënuan 73 raste të tjera. Këto shifra vijnë në një kohë kur Policia e Kosovës ka regjistruar 2 mijë e 509 raste gjatë vitit 2025, krahasuar me 2 mijë e 547 raste sa ishin shënuar gjatë vitit paraprak.

Raporti i BE-së kritikon drejtësinë për dënimet e buta ndaj dhunës në familje
Foto: sinjali.com

Raporti i Komisionit Evropian evidenton mangësi serioze në trajtimin e këtyre rasteve, duke kritikuar sistemin e drejtësisë për vendimet e dobëta dhe dënimet e buta ndaj kryerësve. Ndonëse këto vepra trajtohen me prioritet sipas udhëzimeve të Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor, rezultatet mbeten joefikase. Dokumenti vlerëson si të pamjaftueshëm sistemin e parandalimit dhe mbrojtjes së viktimave, ndërsa thekson se regjistrimi i të dhënave nga nëntë institucione nuk bëhet në mënyrë të njëtrajtshme.

Për më tepër, Komisioni Evropian kërkon krijimin e një skeme shumëvjeçare financimi për strehimoret dhe më shumë personel për Koordinatorin Kombëtar kundër dhunës, për të siguruar zbatimin efektiv të mandatit dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve mbrojtëse.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme