Raphinha refuzon Al Hilalin — qëndron te Barcelona
Al Hilal i kishte ofruar kushte financiare më të favorshme, por braziliani preferoi të qëndrojë te projekti i Hansi Flick.
BARCELONË — Raphinha ka vendosur të mbetet pjesë e Barcelonës edhe sezonin e ardhshëm, duke refuzuar ofertën e majme të Al Hilal. Klubi saudit kishte paraqitur një ofertë të majme për transferimin e brazilianit, me kushte financiare dukshëm më favorshme se ato që ka aktualisht në Spanjë.
29-vjeçari nuk ishte i gatshëm të largohej nga Camp Nou. Megjithëse Al Hilal i ofroi kontrata më të pasura, lojaliteti ndaj projektit të Hansi Flick dhe dëshira për të rikuperuar formën më të mirë e mbajnë në Barcelonë. Raphinha zgjati bashkëpunimin me klubin katalanas në maj 2025 dhe beson se do të ketë rol të rëndësishëm në skuadrën e re.
Pas këtij zhvillimi, klubi saudit ka zhvendosur fokusin te një objektiv tjetër. Al Hilal është pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e anësorit holandez Crysencio Summerville nga West Ham, operacion i cili pritet të kushtojë rreth 55 milionë euro (deri në 65 me bonuse). Me këtë afrim, Al Hilal pritet ta mbyllë kërkimin për një sulmues krahu.
Braziliani mbetet i përkushtuar ndaj Barcelonës, me kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2028. Pas një sezoni të vështirë me probleme fizike, ai synon të rikthehet në formën më të mirë dhe të japë kontribut të rëndësishëm në La Liga dhe në garat evropiane.
Drejtuesit e Barcelonës nuk kanë shfaqur synim për ta nxjerrë në shitje lojtarin. Një largim mund të ndodhte vetëm nëse vetë Raphinha do ta pranonte një transferim, por aktualisht nuk ekziston asnjë ofertë konkrete për të.
Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA