Zhurma Press E Premte · 11 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 23:49 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Qytetarët bllokojnë punimet e komunës te Xhamia e Llapit në Prishtinë

Banorët thonë se kryetari Përparim Rama, pa plan, e ka kthyer rrugën nga katër korsi në tri; dje dorëzuan peticion me afro 150 nënshkrime.

Redaksia ZHURMA 14:12 Përditësuar 14:25 1 min lexim
Qytetarët bllokojnë punimet e komunës te Xhamia e Llapit në Prishtinë
FOTO · Foto: Xhamia e Llapit 1 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Disa qytetarë të Prishtinës ia kanë bllokuar komunës punimet në rrugën tek "Xhamia e Llapit". Kjo, duke vendosur makineri të rëndë midis saj. Ata i thanë KosovaPressit, prapa kamerës, se arsyeja e bllokimit të punimeve është pasi kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, pa plan dhe në mënyrë tinëzare ka vendosur që këtë rrugë, nga katër korsi, ta bëjë në tri, një për hyrje nga qyteti i Podujevës dhe dy dalje nga Prishtina.

Sipas banorëve, me këtë plan do të falimentojnë bizneset që janë përskaj kësaj rruge, pasi do t'u pamundësohet furnizimi i lokaleve. Ata thanë po ashtu se ishin në komunë për ta takuar kryetarin Rama, por që i njëjti ka refuzuar t'i takojë, teksa shtuan se dje kanë dorëzuar peticion me afro 150 nënshkrime.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Komentet