Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Kënga 'Qingji i vogël' dëgjohet në filmin iranian 'Hijamat'

Pjesa nga filmi është shpërndarë edhe nga regjisori dhe producenti kosovar Ben Apolloni

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Kënga shqiptare "Qingji i vogël" është përfshirë në trailerin e filmit iranian "Hijamat", me skenar dhe regji nga Nader Saeivar, ndërsa producent është regjisori i njohur iranian Jafar Panahi. Pjesa nga filmi është shpërndarë edhe nga regjisori dhe producenti kosovar Ben Apolloni, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij momentin kur në trailer dëgjohet kënga shqiptare.

Kënga 'Qingji i vogël' dëgjohet në filmin iranian 'Hijamat'
Foto: Christophe DELORME / Wikimedia Commons

"Çfarë befasie e këndshme! Edhe një film i huaj që e paska përdor muzikën shqiptare", ka shkruar Apolloni, duke treguar se fillimisht mendoi se ndoshta nuk po e dëgjonte mirë këngën dhe iu desh ta kthente trailerin nga fillimi për ta verifikuar. Ai ka theksuar se filmat e kineastëve iranianë i ndjek gjithmonë me shumë kureshtje, ndërsa përfshirja e "Qingji i vogël" në këtë produksion ia ka shtuar edhe më shumë interesimin për filmin.

"Hijamat" pati premierën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary, një nga festivalet më prestigjioze të kinemasë në Evropë. Përdorimi i një kënge shqiptare në këtë film përbën një tjetër shembull të prezencës së muzikës shqiptare në skenën ndërkombëtare të artit dhe kinematografisë. Burim: KultPlus, https://kultplus.com/qingji-i-vogel-degjoh3et-ne-filmin-iranian-hijamat-befasia-e-radhes-nga-kinemaja-nderkombetare/
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Qendra e Prizrenit 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme