Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:44 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë MKD

Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për zjarret — vendimi vlen 30 ditë

me kohëzgjatje prej 30 ditësh, duke filluar nga 1 gushti 2026

Redaksia ZHURMA 00:43 Përditësuar 05:21 1 min lexim
Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për zjarret — vendimi vlen 30 ditë
FOTO · Foto: Mediterranean Wildfires (MODIS 2021-08-08) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Në mbledhjen e sotme, Qeveria solli vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rritjes së rreziqeve dhe kërcënimeve nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore, me kohëzgjatje prej 30 ditësh, duke filluar nga 1 gushti 2026.

Vendimi është marrë me qëllim të përballimit në kohë, të koordinuar dhe efikas të situatës në terren, si dhe mobilizimit maksimal të të gjitha kapaciteteve institucionale në dispozicion për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës së tyre dhe burimeve natyrore.

Në kuadër të këtij vendimi parashihet aktivizimi i Shtabit Kryesor pranë Qendrës për Menaxhimin e Krizave, i cili do të jetë në funksion të vazhdueshëm dhe brenda 24 orëve do të hartojë plan veprimi për parandalimin dhe përballimin e zjarreve, pasqyrë të resurseve njerëzore dhe materialo-teknike në dispozicion, si dhe plan për veprim të koordinuar të të gjitha institucioneve kompetente.

Qeveria obligoi të gjitha organet e administratës shtetërore të veprojnë në përputhje me dispozitat për menaxhimin e krizave dhe t’i vënë plotësisht në dispozicion kapacitetet e tyre, me qëllim të reagimit në kohë dhe efikas në terren.

Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA

Komentet