Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 15:46 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
15:43 Kurti kërkon korrigjimin e vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së15:38 Izet Mexhiti kundërshton vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK-së15:33 Ervin Skela largohet nga posti i ndihmëstrajnerit te skuadra e Lensit në Francë15:25 Blero pas aktgjykimit në Hagë: Sot na dënuan të gjithëve15:19 Prokuroria e Përgjithshme kundër draftit të pagave për magjistratët15:14 Dhomat e Specializuara dënojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë15:10 Zhgënjim nga mbrojtja e Selimit pas dënimit në Hagë14:49 Qeveria rikthen Bordin e Transparencës pas rritjes së çmimit të naftës14:44 Batuta e Trump për çelësin e artë të Shtëpisë së Bardhë14:39 Avokatët e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit do të apelojnë vendimin
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Ekonomi KOS

Qeveria ndan 1.4 milionë euro për ringjalljen ekonomike

Raporti gjashtëmujor financiar i buxhetit për vitin 2026: 1 miliard e 816.52 milionë euro të hyra

Redaksia ZHURMA 21:09 Përditësuar 22:25 1 min lexim
Qeveria ndan 1.4 milionë euro për ringjalljen ekonomike
FOTO · Ilustrim · Euro coins and banknotes (cropped) (Public domain) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime. Qeveria miratoi Raportin Gjashtëmujor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026. Ky raport përmban një përmbledhje të trendeve kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore përgjatë periudhës së këtij gjashtëmujori të vitit 2026.

Sipas kumtesës së Qeverisë, pranimet buxhetore kanë arritur në 1 miliard e 816.52 milionë euro, ndërsa shpenzimet buxhetore kanë qenë 1 miliard e 777.50 milionë euro. Po ashtu, Qeveria ka ndarë 21,000 euro për realizimin e shfaqjes “Taverna Mirësia – Mario, Bella, Anastasia”, me regji të Mario Banushit.

Një tjetër vendim i miratuar është ndarja e 1,400,000 eurove për zbatimin e Masës 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, e cila synon mbështetjen e aktiviteteve ekonomike dhe lehtësimin e ndikimit të sfidave ekonomike. Burim: Gazeta Dukagjini, https://www.dukagjini.com/qeveria-ne-detyre-miraton-raportin-financiar-gjashtemujor-dhe-ndan-1-4-milion-euro-per-pakon-e-ringjalljes-ekonomike/
— Redaksia ZHURMA

Komentet