Publikohen formacionet zyrtare mes Llapit dhe Dukagjinit
Janë zbuluar përbërjet zyrtare për sfidën e javës së katërt në Superligën e Kosovës mes Llapit dhe Dukagjinit.
Janë bërë publike përbërjet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Albi Mall Superligës së Kosovës. Ballafaqimi mes skuadrave do të luhet në stadiumin «Zahir Pajaziti», me fillim nga ora 16:00.
Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina synon të sigurojë pikët e para të këtij edicioni para tifozëve të vet, pas humbjeve në tri ndeshjet e para të sezonit. Nga ana tjetër, skuadra e udhëhequr nga Armend Dallkut synon të vazhdojë ecurinë e rezultateve pozitive, pasi në tri paraqitjet e para ka regjistruar një fitore dhe dy barazime.
Për këtë përballje, të dy trajnerët kanë vendosur të hedhin në fushë lojtarët më të mirë në dispozicion. Te Llapi formacioni i përzgjedhur përbëhet nga Bllaca, Emini, Sorensen, Aliu, Idrizi, Blakçori, Kluskens, Ramadani, Hetemi, Hasani dhe Ademi. Ndërkaq, Dukagjini luan me Haxhihamzajn, Bardhokun, Basrinë, Sinanin, Bytyqin, Hugon, Rexhaj, Zulfijin, Pefqelin, Isufin dhe Stevenson.