Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Pse po nxiton Barcelona për Jorge Salinas?

Drejtori sportiv Deco po përpiqet të mbyllë marrëveshjen me mbrojtësin Jorge Salinas përpara se klauzola e tij të dyfishohet.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

BARCELONË — Klubi i Barcelonës është shumë pranë zyrtarizimit të mbrojtësit 19-vjeçar të Racing Santander, Jorge Salinas. Drejtori sportiv Deco po nxiton ta mbyllë marrëveshjen përpara 30 qershorit, pasi nga 1 korriku klauzola e lojtarit dyfishohet nga 8 në 16 milionë euro.

Pse po nxiton Barcelona për Jorge Salinas?
Foto: Lapizls / Wikimedia Commons

Salinas shkëlqeu këtë sezon duke ndihmuar Racingun të ngjitet në LaLiga me 7 asistime në 33 ndeshje. Ai luan si mbrojtës i majtë dhe qendror, një profil ky që pëlqehet shumë nga trajneri Hansi Flick.

Barcelona po tenton të ulë çmimin e kartonit duke përfshirë në marrëveshje huazimin e ndonjë talenti nga akademia. Plani i klubit është që Salinas ta kryejë parasezonin me ekipin e parë të skuadrës.

Burim: Insajderi
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme