Zhurma Press E Enjte · 17 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 03:32 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Pse paralajmëron Jeton Mehmeti për sulmet ndaj gazetarëve?

Raportet e AGK-së trajtojnë lirinë e medias, sigurinë e gazetarëve dhe gjuhën e urrejtjes në Kosovë.

Redaksia ZHURMA 07:50 1 min lexim
Pse paralajmëron Jeton Mehmeti për sulmet ndaj gazetarëve?
FOTO · Foto: Ahmed akacha / Pexels Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) prezantoi tri raporte që trajtojnë disa prej sfidave kryesore të lirisë së medias në vend: lirinë e medias, sigurinë e gazetarëve dhe gjuhën e urrejtjes. Ish-kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Jeton Mehmeti, alarmoi për intensitet të shtuar të sulmeve ndaj gazetarëve.

I ftuar në debatin e emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, Mehmeti theksoi se këtyre sulmeve u shtohet edhe rritja e teorive konspirative, të cilat plasohen pa prova. “Duhet të kemi kujdes që të mos e ndërtojmë një klimë në të cilën minimizohen apo dekurajohen mediat për të zhvilluar debate, të cilat janë pjesë e një demokracie sikurse që është e jona”, theksoi Mehmeti.

Burim: Gazeta Express, https://www.gazetaexpress.com/ish-kryetari-i-kpm-se-alarmon-ka-intensitet-te-shtuar-te-sulmeve-ndaj-gazetareve/
— Redaksia ZHURMA

Komentet