Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Pse mesazhi i Trumpit në pasaportën e re shkaktoi bujë?

Çfarë kuptim ka fjalia 'Mirë se vini, por silluni mirë!' në një dokument që u lëshohet qytetarëve amerikanë?

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

UASHINGTON — Presidenti amerikan Donald Trump prezantoi dizajnin e pasaportës së re amerikane, të lëshuar në edicion të kufizuar për 250-vjetorin e themelimit të SHBA-së, me portretin e tij dhe një mesazh që shkaktoi reagime të forta.

Pse mesazhi i Trumpit në pasaportën e re shkaktoi bujë?
Foto: Daniel Torok / Wikimedia Commons

Në faqen e pasaportës shfaqet portreti i Trumpit mbi tavolinën presidenciale, me tekstin e Deklaratës së Pavarësisë në sfond dhe nënshkrimin e tij. Në faqen përballë është piktura "Deklarata e Pavarësisë" e John Trumbull. Por vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi fjalia "Mirë se vini, por silluni mirë!", e cila u bë objekt talljesh në rrjetet sociale.

Shumë përdorues theksuan se pasaporta u lëshohet qytetarëve amerikanë për të udhëtuar jashtë vendit dhe për t’u rikthyer në SHBA, ndaj mesazhi i drejtuar vizitorëve apo emigrantëve nuk ka kuptim. Komentuesit vunë në dyshim nëse Trumpi e kupton funksionin e një pasaporte. *Burim: Telegrafi*
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme