Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Pse Brad Pitt dhe Ines de Ramon s'mendojnë për martesë?

Çfarë thonë burimet e brendshme për qëndrimin e çiftit të njohur?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

LOS ANXHELES — Marrëdhënia mes Brad Pitt dhe Ines de Ramon shkon mrekullisht, por martesa nuk është në planet e tyre për momentin. Burime të brendshme tregojnë se 33-vjeçarja ka përshtatur plotësisht me familjen e aktorit, duke u bërë pjesë e rrethit të tij të ngushtë.

Pse Brad Pitt dhe Ines de Ramon s'mendojnë për martesë?
Foto: Harald Krichel / Wikimedia Commons

"Ines është jashtëzakonisht e afërt me familjen e Brad. Ata e adhurojnë dhe e kanë pritur me krahë hapur që nga fillimi," thotë një burim. Kontaktet e saj me vëllezërit, motrat dhe nipërit e Pitt vazhdojnë edhe pa praninë e tij, duke treguar një lidhje të sinqertë dhe të pastër.

Megjithatë, 62-vjeçari nuk ka ndërmend të kthehet sërish në altar. Kjo qëndrim mund të lidhet me të kaluarën e tij: divorci i bujshëm me Angelina Jolie u mbyll përfundimisht vetëm në dhjetor 2024, pas tetë vjetësh grindjesh që nisën në 2016.

Ines de Ramon ka gjithashtu një martesë të dështuar pas shpine: ajo u divorcua nga aktori Paul Wesley në 2022, pas tre vjetësh bashkëjetese. Dy partnerët, të cilët janë së bashku që nga 2022, duket se preferojnë të shmangin presionet e një ceremonie zyrtare.

"Ajo është me këmbë në tokë dhe lehtë për t’u shoqëruar. Qesh, bën shaka dhe nuk ka asgjë të sforcuar," shton burimi. Kjo afërsi me familjen e Pitt, por pa synime martesore, tregon një dinamikë të re për aktorin, i cili ka kaluar vite në grindje ligjore dhe mediatike.

Burim: Insajderi
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme