Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Protestuesit thyejnë xhamat e konvikteve te Qytet Studenti

Protesta e tensionuar kundër qeverisë përfshin edhe zonën e Qytet Studentit dhe Ministrinë e Infrastrukturës, ku janë thyer xhamat e godinave.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Protesta e tensionuar kundër qeverisë që po vijon për të tretën ditë radhazi është shoqëruar me zhvendosjen e protestuesve drejt zonës së Qytet Studentit, ku janë thyer xhamat e konvikteve dhe të disa godinave të tjera, ndër to ajo me numër 15, ndërsa godina me numër 12 është sulmuar nga protestuesit me sende të forta. Në disa zona të kryeqytetit janë raportuar dëmtime të pronës dhe zjarre, ndërsa forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe makinën ujëhedhëse për të shpërndarë turmat.

Protestuesit thyejnë xhamat e konvikteve te Qytet Studenti
Foto: report.al

Një grup protestuesish ka shënjestruar gjithashtu Ministrinë e Infrastrukturës, duke thyer xhamat e institucionit, ndërsa policia është munduar t'i shpërndajë me anë të autobotit me ujë. Gjatë tensioneve, në pamje janë vërejtur edhe disa vajza që janë shtrirë në mes të rrugës në mënyrë që të bllokojnë efektivët e policisë, ndërsa demonstratat mbeten të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ferizaj 27 kamera →