Pse po rritet prodhimi i grurit në Lipjan?
Korret gruri më cilësor ndër vite, me rendimente që arrijnë deri në 86 për qind
— Kombinat tashmë kanë nisur punën e madhe në arat e Lipjanit. Këtu në zemër të Kosovës, po korret gruri, e bujqit po shfaqen të kënaqur me rendimentet, raporton KosovaPress. Madje, Valon Vehapi, që I ka mbjell 120 hektarë me këtë kulturë, po thotë se sivjet bima është shumë më e pasur se në vitet paraprake.
Profesori Imer Rusinovci po e vlerëson si shumë të lartë rendimentin si edhe pasurinë e bimës së grurit. Madje e sheh si më të bereqetshme këtë zonë se një tjetër. “Gjendja e grurit në raport me vitet e kaluara në këto ngastra punuese, është e kënaqshme. Prodhimi po sillet diku 6.5 deri në 7 tonë për hektar, gjë e cila nuk u has javën e kaluar në regjionin e Rrafshit të Dukagjinit.
“Rendimenti është shumë i kënaqshëm, po çka po na përcjell një problem i madh është çështja e çmimit. Nuk jemi duke mundur me e nxjerrë investimin që e kemi bërë. Çmimi i grurit është diku 18 centë për kilogram. Çka është më e ulët se e vitit të kaluar, ku inputet i kemi pasur 30 për qind duke nisur prej plehut, naftës, farës, gjithçka është qenë më e shtrenjtë.
Unë si fermer, qyteti i Lipjanit i ka diku 14 mijë banorë. Unë mundem me ia siguru për 6 muaj ditë me ia siguru bukën këtij qyteti me këta banorë që i ka. Çka po sigurojnë për mua qyteti apo qeveria apo diçka tjetër?
Profesori Rusinovci tha se gjendja e fermerëve është goxha dekurajuese, goxha demotivuese, për arsye se këtë vit inputet, përfshirë edhe naftën, kanë qenë me një kosto të lartë të prodhimtarisë. Gjersa viteve të kaluara kostoja e prodhimit të hektarit të grurit është sjellë 700 deri në 800 euro për hektar, këtë vit ka dalë mbi 1000 euro.
Burim: Lajmi.net, https://lajmi.net/vere-e-bereqetshme-ne-lipjan-korret-gruri-me-cilesor-nder-vite/
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.