Princi Harry dhe Meghan Markle rikthehen në Britani me fëmijët
Duka dhe Dukesha e Sussex-it udhëtojnë privatisht nga Kalifornia drejt Mbretërisë së Bashkuar së bashku me fëmijët e tyre.
Duka dhe Dukesha e Sussex-it, Princi Harry dhe Meghan Markle, janë nisur për t'u rikthhem në Mbretërinë e Bashkuar së bashku me dy fëmijët, Archie dhe Lilibet. Udhëtimi i tyre realizohet privatisht nga Kalifornia, ndërsa një përfaqësues i çiftit nuk pranoi të japë komente lidhur me këtë lëvizje.
Sipas raportimeve të deritanishme, familja nuk do të ketë angazhime në detyrat zyrtare mbretërore dhe do të jetojë në vend si anëtarë joaktivë. Ata planifikojnë të vendosen në një pronë private në zonën e Cotswolds, jashtë Londrës, kurse fëmijët janë regjistruar në shkollë. Mbreti Charles është vënë në dijeni për planet e tyre për zhvendosje.