Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Policia zbulon veprat penale për të cilat u ndalua Jozefin Marku

Policia e Tiranës njofton për ndalimin e personave të përfshirë në dhunimin e Eduard Kuçit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e dhunimit të Eduard Kuçit nga Jozefin Marku dhe persona të tjerë. Sipas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasit J. M. dhe K. N., ndërsa janë shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë, A. H. dhe K. V.

Foto: veriu.info / veriu.info
Foto: veriu.info / veriu.info

Ndaj të dyshuarve rëndojnë disa vepra penale, përfshirë heqjen e paligjshme e lirisë, plagosjen e lehtë me dashje, kanosjen, mbajtjen pa të drejtë të uniformës dhe ndërhyrjen e padrejtë në jetën private. Gjatë kontrollit të banesës së njërit prej të ndaluarve u gjetën municion dhe një automjet tip Land Rover, që dyshohet se u përdor në ngjarje. Sipas policisë, dhunimi i shtetasit E. K. u krye me pretendimin se ai kishte fyer një prej tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe

Më shumë →

Kjo histori — 3 zhvillime

  1. 5 shtator Policia zbulon veprat penale për të cilat u ndalua Jozefin Marku · ky artikull
  2. 30 shtator Apeli ndryshon masën e sigurisë për këngëtarin Jozefin Marku
  3. 1 tetor Jozefin Marku reagoj në rrjetet sociale pas ndryshimit të masës së sigurisë
Facebook WhatsApp X
LIVE Vërmicë 27 kamera →