Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Policia nxjerr nga Liqeni i Ujmanit automjetin e fundosur para një viti

Një operacion i përbashkët ka mundësuar identifikimin dhe nxjerrjen e veturës nga uji në liqenin e Ujmanit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Një operacion i përbashkët ndërinstitucional ka çuar në nxjerrjen e një automjeti të zhytur në liqenin e Ujmanit, i cili kishte rënë në ujë në rrethana të paqarta një vit më parë. Aksioni u ndërmarr nga njësitë e rendit dhe njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Ekipin Nacional të Kërkim-Shpëtimit dhe Klubin e Zhytjes «Trepça».

Policia nxjerr nga Liqeni i Ujmanit automjetin e fundosur para një viti
Foto: veriu.info

Sipas Policisë, operacioni nisi rreth orës 10:00, ndërsa vetura u identifikua dhe u nxor në breg rreth orës 12:40. Rasti ishte denoncuar fillimisht më 14 tetor 2025 nga një qytetar, i cili kishte njoftuar se automjeti i tij i parkuar jashtë rrugës kishte rënë në liqen. Pas përfundimit të operacionit, vetura i është kthyer pronarit të saj legjitim.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme