Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 18:11 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Policia mohon arrestimin e shtetasit turk për krime lufte

U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua

Redaksia ZHURMA 19:56 Përditësuar 20:25 1 min lexim
Policia mohon arrestimin e shtetasit turk për krime lufte
FOTO · Foto: Pixabay Arkivi ZHURMA

PRIZREN — Policia e Kosovës ka mohuar se ka arrestuar një shtetas turk, për të cilin më herët u raportua se dyshohej për përfshirje në krime lufte në zonën e Krushës dhe rrethinës së Prizrenit. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se ai është lajmëruar vullnetarisht në stacionin policor të Prizrenit si ankues.

Bytyqi njoftoj se me urdhër të prokurorit deklarata është dërguar në Prokurorinë Speciale për shqyrtim të mëtejshëm dhe se pas intervistimit si ankues dhe është liruar. “Jo, nuk është arrestuar. Ai është lajmëruar vullnetarisht në stacionin policor të Prizrenit si ankues. Me urdhër të prokurorit deklarata është dërguar në Prokurorinë Speciale për shqyrtim të mëtejshëm. Ai është intervistuar si ankues dhe është liruar”, ka thënë Bytyqi.

Ndërsa gjatë ditës së sotme u raportua në media se shtetasi turk ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për dyshime lidhur me krime lufte në zonën e Krushës. Sipas Policisë, personi në fjalë është paraqitur në stacionin policor si ankues, ku është intervistuar nga zyrtarët policorë dhe më pas është liruar.

Burim: IndeksOnline, https://indeksonline.net/policia-mohon-arrestimin-e-shtetasit-turk-u-paraqit-si-ankues-pas-intervistimit-u-lirua/
— Redaksia ZHURMA

Komentet