Zhurma Press E Diel · 23 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 15:54 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë MKD

Pse vazhdojnë aksionet kundër vozitësve të pandërgjegjshëm të trotineteve?

Policia thotë se vazhdon në të gjitha bulevardet kryesore të Shkupit dhe më gjerë ku të rinjtë bënin manovra të rrezikshme me trotinete elektrike.

Redaksia ZHURMA 21:53 Përditësuar 18:14 1 min lexim
Pse vazhdojnë aksionet kundër vozitësve të pandërgjegjshëm të trotineteve?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

— Policia në Maqedoni vazhdon aksione kundër vozitësve të pandërgjegjshëm të trotineteve elektrike, duke thënë se këto aksion vazhdon në të gjitha bulevardet kryesore të Shkupit dhe më gjerë ku të rinjtë bënin manovra të rrezikshme me trotinete elektrike.

Qytetarët vlerësojnë se rregullat e reja ligjore janë të rrepta por shtojnë se ishte koha e duhur pasi janë shtuar aksidentet ku janë të përfshirën të miturit. Gjatë dy viteve të fundit janë regjistruar mbi 2.300 aksidente që përfshijnë trotinete elektrike, mopedë dhe motoçikleta, ndërsa vetëm në gjashtë muajt e fundit më shumë se 100 persona kanë pësuar lëndime të rënda.

Sipas rregullave të reja, ngasësit e trotineteve elektrike në vendin tonë duhet të jenë të paktën 18 vjeç. Shpejtësia maksimale e lejuar është 20 kilometra në orë dhe po ashtu ndalohet transportimi i një personi të dytë dhe ndalohet drejtimi nën ndikimin e alkoolit.

Për shkeljen e rregullave të reja mund të shqiptohen gjoba deri në 275 euro, si dhe konfiskimi i “mjetit të lehtë elektrik”, siç përcaktohet në ligj.

Burim: Alsat-M, https://alsat.mk/policia-ne-aksion-kunder-vozitesve-te-pandergjegjshem-te-trotineteve/
— Redaksia ZHURMA

Komentet