Vazhdo leximin
e martë, 13 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Policia përdor ujë dhe gaz kundër protestuesve studentë para Ministrisë së Arsimit

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit ka zhvilluar tensione, ndërsa policia ka përdorur ujë dhe gaz për të shpërndarë turmën.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Protesta e studentëve përpara godinës së Ministrisë së Arsimit ka zhvilluar tensiona. Fillimisht, protestuesit kanë hedhur vezë drejt godinës dhe shkruar me spraj muret. Më pas, ata nisën të godasin institucioni me objekte të forta, duke shkulur kangjellat metalike dhe tullat e trotuarit drejt ndërtesës dhe duke thyer xhamat e dritareve. Një grup protestuesish ka arritur të hyjë brenda rrethimit të Ministrisë. Policia ka intervenuar për të shpërndarë turmën duke përdorur ujë dhe gaz.

Policia përdor ujë dhe gaz kundër protestuesve studentë para Ministrisë së Arsimit
Foto: vizionplus.tv

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rr.Tirana, Prizren 25 kamera →