Çfarë do të kushtojë operatorëve neglizhimi i sigurisë kibernetike?

Penalitetet do të rriten deri në 10 herë për operatorët — deri në 100 mijë euro për shkeljet më të renda.

Çfarë do të kushtojë operatorëve neglizhimi i sigurisë kibernetike?
Foto: Wikimedia Commons

TIRANË — Shqipëria po përgatit ligj të ri për sigurinë kibernetike me penalitete shumë më të ashpra për operatorët. Projektligji, nën konsultim publik, parashikon gjoba deri në 10 milionë lekë (mbi 100 mijë euro) për mosraportim sulmesh kibernetike, fshehje të dhënash infrastrukture ose neglizhim të masave të sigurisë.

Krahasuar me legjislacionin aktual, penalitetet do të rriten deri në 10 herë. Raportimi pasaktë i infrastrukturave kritike do të ndëshkohet me 2–4 milionë lekë të reja — kundër 200–400 mijë lekësh sot. Operatorët që nuk zbatojnë veprime korrigjuese ose nuk bllokojnë kërcënime rrezikojnë gjoba deri në 10 milionë lekë.

Projektligji sjell detyrime të reja për operatorët e infrastrukturave kritike. Ata do të duhet të vetëdeklarojnë masat e sigurisë kibernetike dhe të raportojnë në detaje vendndodhjen fizike, hostimin dhe administrimin e sistemeve. Mosdorëzimi në afat i këtyre deklarimeve do të ndëshkohet me 5 milionë lekë gjobë, ndërsa deklarimet e pasakta me deri në 3 milionë lekë.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) do të marrë kompetenca të reja dhe më të gjerë. Për herë të parë, do të pajiset me atributet e Policisë Gjyqësore për hetimin teknik të incidenteve, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Do të marrë përgjegjësinë për mbrojtjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në hapësirën digjitale.

Për të forcuar kapacitetet parandaluese, do të krijohet Grupi Ndërinstitucional i Inteligjencës Kibernetike me përfaqësues të institucioneve kryesore sigurie. Do të ngrihen edhe ekipe të përgjigjes ndaj incidenteve (CSIRT-et sektoriale). Sipas projektligjit, funksionimi i këtyre strukturave do të kushtojë 350–450 milionë lekë vjetore; për 2026, buxheti parashikohet 120–150 milionë lekë, të mbuluar nga buxhetet ekzistuese.

Ligji i ri synon të forcojë mbrojtjen e infrastrukturave kritike ndaj kërcënimeve kibernetike në rritje. Ashpërimi i penaliteteve dhe zgjerimi i kompetencave të AKSK sinjalizojnë qëllimin e qeverisë për rritjen e përgjegjësisë korporative dhe parandalimin më efikase të sulmeve digjitale.

Burim: Ekonomia Online
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. 76-vjeçari vret vëllain në Kavajë gjatë sherrit në arë
  2. Pse rritet fluks në aeroport me sezonin veror?
  3. 1,5 milionë vizitorë në sitet kulturore shqiptare në 2025
  4. Si kërcënohen sipërmarrësat për bindimet politike të tyre?

Vazhdo leximin