Parada e Macy's për Ditën e Falenderimeve shtyhet për herë të parë
Parada e përvjetorit të njëqindtë të Macy's në New York shtyhet për shkak të motit të keq.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Parada tradicionale e organizuar nga Macy’s për Ditën e Falenderimeve është shtyrë për herë të parë në historinë e saj, në kuadër të përvjetorit të njëqindtë. Ky vendim është marrë për shkak të përkeqësimeve në mot, ndërsa ngjarja është caktuar të mbahet të shtunën. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i New York-ut, Zohran Mamdani.
Kjo ngjarje e përvitshme zhvillohet në Manhattan dhe tradicionalisht përfshin balona të mëdhenj me karaktere të ndryshme, bende muzikore si dhe marshues.



