Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Pse pacientët me kancer metastatik përballen me mungesën e Palbociclibit në QKUK?

Për shkak të mungesës së këtij medikamenti në Klinikën e Onkologjisë, pacientët po detyrohen ta sigurojnë vetë, ndërsa çmimi i tij në treg varion nga 1,500 deri në 1,900 euro

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Pacientët me kancer që trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po përballen me mungesën e ilaçit Palbociclib, i cili përdoret në trajtimin e disa formave të kancerit metastatik të gjirit.

Pse pacientët me kancer metastatik përballen me mungesën e Palbociclibit në QKUK?
Foto: Ilustrim · Hospital corridor in Turkey (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

Sipas Telegrafit, për shkak të mungesës së këtij medikamenti në Klinikën e Onkologjisë, pacientët po detyrohen ta sigurojnë vetë, ndërsa çmimi i tij në treg varion nga 1,500 deri në 1,900 euro, një kosto e papërballueshme për shumë familje.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës për lajmi.net ka konfirmuar se problemi lidhet me procedurat e prokurimit. “Bazuar nga të dhënat e Divizionit për Menaxhimin e Produkteve Medicinale në ShSKUK, ju njoftojmë se, sa i përket pyetjeve tuaja në lidhje me produktin Palbociclib, ju informojmë që pas dështimit në procedura të prokurimit, lënda është riinicuar dhe është në procedurë të prokurimit”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së.

Institucioni nuk ka bërë të ditur se kur pritet të përfundojë procedura e re e prokurimit dhe kur ilaçi do të jetë sërish në dispozicion për pacientët. Mungesa e Palbociclib prek pacientët që varen nga ky trajtim për kontrollimin e sëmundjes, ndërsa deri në furnizimin e ri, shumë prej tyre mbeten përballë zgjedhjes mes ndërprerjes së terapisë ose pagesës së mijëra eurove për ta blerë ilaçin në treg.

Burim: Demokracia
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme