Operacioni "Fireworks": 344 kuti me lëndë piroteknike sekuestrohen në Tiranë
Një 24-vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi në banesën e tij u gjetën sasi të mëdha lëndësh piroteknike, që sipas policisë dyshohet se u shiteshin protestuesve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Fireworks” me arrestimin e një 24-vjeçari.
Gjatë kontrollit në katin e parë të banesës së shtetasit me inicialet E. R., në rrugën “Jargavani”, u gjetën dhe u sekuestruan 344 kuti me lëndë piroteknike të llojeve të ndryshme. Sipas njoftimit zyrtar, vlera e tyre është rreth 40 mijë euro, ndërsa dyshohet se ai ua furnizonte personave të maskuar dhe të dhunshëm gjatë protestave.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë kontrollet dhe veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.