Nora Tushi ka garuar në Gjermani para pjesëmarrjes në Big Brother
Banorja e Big Brother VIP Kosova 5, Nora Tushi, dikur ka marrë pjesë në spektaklet muzikore gjermane 'The Voice of Germany' dhe 'Deutschland sucht den Superstar'.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Banorja e shtëpisë së njohur të spektaklit televiziv në Kosovë, Nora Tushi, ka pasur një rrugëtim të mëparshëm në fushën e muzikës edhe jashtë vendit. Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë video nga paraqitjet e saj të dikurshme në Gjermani, ku ajo kishte provuar fatin e saj në dy formate të njohura televizive.
Ajo kishte marrë pjesë në vitin 2019 në spektaklin 'The Voice of Germany', ndërsa pesë vjet më vonë, në vitin 2024, u bë pjesë e 'Deutschland sucht den Superstar'. Gjatë kësaj gare të dytë, ajo arriti të renditej ndër 20 konkurrentët më të mirë dhe mori pjesë në fazat e zhvilluara në Kretë të Greqisë, para se të eliminohej në fund të tetorit të atij viti. Në jurinë e atij spektakli ndodhej edhe reperja Loredana, të cilën Nora e kishte përmendur si artiste që e admiron.
Siç raportoi Zhurma më 12 nëntor 2026, regjisorja Arlinda Morina kishte shprehur hapur pëlqimin për banoren Nora Tushi brenda shtëpisë.