Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Nisin punimet infrastrukturore nga ish-Sheshi Shqiponja te Limuthi

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton nisjen e punimeve në aksin drejt autostradës së re, me devijim të përkohshëm të trafikut.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

TIRANË — Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nga data 13 nëntor 2026 do të nisin ndërhyrjet për zbatimin e projektit që synon përmirësimin estetik dhe infrastrukturor të aksit nga ish-Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit. Plani i punimeve përfshin ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, shtimin e hapësirave të gjelbëruara, vendosjen e sistemit të ri të ndriçimit dhe përmirësimin e shtresave asfaltike deri në pikën e lidhjes me autostradën e re.

Nisin punimet infrastrukturore nga ish-Sheshi Shqiponja te Limuthi
Foto: ata.gov.al

Gjatë zhvillimit të punimeve në këtë segment të rëndësishëm, në zbatim të planit për menaxhimin e trafikut në autostradën Tiranë-Durrës, do të bëhet devijimi i përkohshëm i njërës prej korsive të qarkullimit. Megjithatë, institucioni ka bërë të ditur se do të garantohet vijimësia e lëvizjes së mjeteve përmes korsive të tjera të disponueshme në terren.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, kompania kontraktore ka marrë të gjitha masat e nevojshme për organizimin e qarkullimit, vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe respektimin e masave të sigurisë në kantier si për përdoruesit e rrugës ashtu edhe për personelin. Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim dhe zbatin rreptësisht sinjalistikën provizore dhe udhëzimet e punonjësve gjatë kohës që do të zgjasin ndërhyrjet.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brezovicë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme