Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Nis trajnimi për motoçikleta deri 125 kubik

Çfarë kushtesh duhet të plotësojnë shoferët për të drejtuar motoçikleta deri në 125 kubik?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Prej sot qytetarët mund të ndjekin trajnim për drejtimin e motoçikletave deri në 125 centimetra kub (me fuqi deri 11 kW dhe transmision automatik) në autoshkollat e licencuara për kategorinë "A1", pasi Ministria e Punëve të Brendshme ka finalizuar parakushtet për zbatimin e ndryshimeve ligjore.

Nis trajnimi për motoçikleta deri 125 kubik
Foto: telegrafi.com

Trajnimi katërorësh përfshin përdorimin e pajisjeve mbrojtëse, kontrollin dhe stabilitetin e motoçikletës, bartjen e pasagjerit dhe përballimin e rreziqeve në rrugë. Kandidatët duhet të dorëzojnë certifikatë mjekësore dhe certifikatë se nuk kanë ndalim për kategorinë "B". MPB njofton se një ndalim për kategorinë "B" sjell automatikisht ndalim edhe për këtë certifikatë.

E drejta për trajnim u takon personave të paktën 23 vjeç, që kanë patentë të kategorisë "B" të vlefshme për të paktën pesë vjet. MPB thekson se drejtimi i motoçikletës deri në 125 centimetra kub nuk lejohet pa trajnim teorik dhe certifikatë nga autoshkolla e autorizuar.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme