Në Kosovë nis shpërndarja e patentë-shoferëve të parë profesionalë
Agjencia e Regjistrimit Civil ka organizuar një ceremoni solemne për ndarjen e dokumenteve të para për drejtuesit profesionalë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në Agjencinë e Regjistrimit Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme është mbajtur ceremonia solemne e shpërndarjes së patentë-shoferëve të parë profesionalë. Në këtë ngjarje morën pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Zef Morina, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Jetmir Haziri.
Dugolli tha se ky hap përmbush kriteret për avancimin e shërbimeve dhe përmirësimin e procedurave administrative. Sipas njoftimit të institucioneve, procesi është rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.
Qytetarët që synojnë të pajisen me këtë dokument duhet të aplikojnë përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, kurse personalizimi bëhet përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ky dokument plotëson standardet ndërkombëtare dhe dëshmon përgatitjen për të ushtruar profesionin e shoferit në transport.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar