Ndërprerje e madhe e shërbimeve të Apple preken App Store dhe iCloud
Kompania Apple s'ka dhënë detaje për shkakun e ndërprerjes teknike që preku platformat online, ndërsa shërbimet e transmetimit vazhduan normalisht.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim
Një numër i madh i shërbimeve online të kompanisë Apple janë ballafaquar me një ndërprerje të gjerë teknike, duke lënë përdoruesit pa qasje në platformat e njohura. Vështirësi janë shënuar në App Store, Apple Music, disa funksione të iCloud, si dhe gjatë përdorimit të Apple Pay. Ndërkohë, shërbimi i transmetimit Apple TV ka vazhduar të funksionojë normalisht gjatë gjithë kohës.
Në faqen zyrtare ku publikohet statusi i shërbimeve, kompania ka njoftuar se platformat e prekura “mund të jenë të ngadalta ose të padisponueshme”. Përkundër kësaj, nuk janë bërë të ditura shkaqet e sakta të defektit dhe as koha se kur pritet rikthimi i plotë i funksionimit.
Kjo ndërprerje pason një seri problemesh të ngjashme në sektorin e teknologjisë, ku javën e kaluar shërbimi i postës elektronike i Microsoftit pati ndërprerje për një ditë të tërë, ndërsa një defekt tjetër çoi në ndalimin e fluturimeve në disa aeroporte në Shtetet e Bashkuara.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar