Mustafa: Qeveria të tregojë kompanitë serbe që tregtuan energji dhe vlerën e importit
Deputeti i PDK-së kërkon sqarime nga ekzekutivi për efektet e vendimit të fundit dhe bllokadën e energjisë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës sqarime rreth vendimit për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe. Ai ka ngritur pikëpyetje për efektet e kësaj mase, kompanitë që do të preken dhe vlerën e energjisë së tregtuar deri më tani, ndërkohë që ka rikujtuar se përfaqësuesit qeveritarë, përfshirë ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë mohuar vazhdimisht importin nga Serbia.
Mustafa ka shtruar pyetjen nëse vendimi ndalon realisht importin e energjisë së prodhuar në Serbi apo vetëm tregtimin me kompanitë serbe, duke kërkuar të dihet nëse kompani nga vende të tjera mund ta sjellë atë energji në tregun vendor. Sipas tij, bllokada serbe e kapaciteteve ndërkufitare, e cila sipas tij është në fuqi që nga viti 2020, u ka shkaktuar kosto të mëdha qytetarëve në faturat e energjisë dhe e ka vështirësuar qasjen e vendit në tregjet evropiane.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar