Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Si shënoi Mitrovica Ditën e Muzeve me grupin "Vegza"?

Kryetari Faton Peci vlerësoi punën e grave të grupit të thurjes në Muzeun e Qytetit, të riintegruar në rrjetin e muzeve evropiane.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

MITROVICË — Komuna e Mitrovicës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Muzeve në Muzeun e Qytetit, në një aktivitet ku morën pjesë kryetari Faton Peci dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani.

Si shënoi Mitrovica Ditën e Muzeve me grupin "Vegza"?
Foto: telegrafi.com

Muzeu, i cili së fundmi është bërë pjesë e rrjetit të muzeve evropiane, mirëpriti ekspozimin e punimeve të grave të grupit të thurjes "Vegza". Në fjalën e tij, Peci vlerësoi punën e tyre, duke thënë se në çdo punim ka "dashni, përkushtim e shumë mund". Ai e cilësoi grupin si "dëshmi e kreativitetit, durimit dhe shpirtit krijues të grave tona, që prej gjeneratash kanë ruajtur e përcjellë traditën shqiptare përmes punës së dorës".

Në njoftimin e komunës theksohet se ruajtja e kulturës përbën vlerë të shtuar për shoqërinë.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme