Ministria e Shëndetësisë: 61 të lënduar në total nga protestat e 28 Nëntorit
Bilanci i ri zyrtar tregon se pesë persona vijojnë të jenë të shtruar në spital pas përplasjeve në Tiranë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin e përditësuar të personave që kërkuan ndihmë mjekësore pas tubimit të fundit në kryeqytet, ku numri i të lënduarve ka arritur në 61 veta të shpërndarë në dy spitale kryesore.
Sipas të dhënave nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej 50 të lënduar, ku përfshihen 17 efektivë policie, 21 protestues, 6 gazetarë dhe 6 kalimtarë. Nga ky institucion, pesë persona po mbahen ende nën kujdesin e mjekëve, mes tyre një efektiv policie, dy protestues ku njëri paraqet kontuzion të bulbit okular, një gazetar dhe një kalimtar, ndërsa të tjerët janë larguar në banesa.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë trajtuar edhe 11 persona të tjerë, konkretisht 8 efektivë policie, një protestues, një punonjës sigurie dhe një deputet, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



