Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Enjte · 23 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Miftaraj: Moszbatimi i Kushtetueses të bëhet vepër penale

Kuvendi i Kosovës dështonte të konstituohej për shkak të moszgjedhjes së kryeparlamentarit

Redaksia ZHURMA Përditësuar 20:25 + Ruaj
Miftaraj: Moszbatimi i Kushtetueses të bëhet vepër penale
FOTO · Ilustrim · Supreme Court of Kosovo (CC BY-SA 3.0) / Wikimedia Commons

— Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se moszbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë vepër penale. Miftaraj kujtoi kohën kur Kuvendi i Kosovës dështonte të konstituohej për shkak të moszgjedhjes së kryeparlamentarit, teksa nënvizoi sjelljet e deputetit më të vjetër të Kuvendit në atë legjislaturë, Avni Dehari, për mënyrën e mbajtjes së seancave konstituive.

Sipas Miftaraj, një rast konkret është ai i Avni Deharit, i cili thuhet se Gjykata Kushtetuese i tregonte saktë se çka duhet me vepru dhe Dehari zbulonte, ikte, në njëfarë mënyre anashkalonte edhe rendin e ditës që e përgatit Sekretari dhe gjente mënyra për me zgjedh kryetarin e Kuvendit.

Nëse Gjykata Kushtetuese në aktgjykim ka treguar se mënyra e konstituimit të Kuvendit është kjo dhe thotë se konstituimi i Kuvendit bëhet kur zgjidhet kryetari, kur zgjidhen të gjithë nënkryetarët, bëhet konstituimi i Kuvendit, e nëse Kuvendi i Kosovës thotë ‘po e shkeli’ këtë aktgjykim dhe po them se konstituimi i Kuvendit bëhet veç me zgjedhjen e kryetarit, kjo është shkelje e Kushtetutës, tha Miftaraj në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova.

Burim: Gazeta Metro, Gazeta Metro

— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Kosovë →