Medon Berisha rrezikon te kuqezinjtë pas mbingarkesës te Leçe
Mesfushori i Kombëtares Medon Berisha ka përfunduar sërish në tribunë te Leçe për shkak të mbingarkesës fizike pas dëmtimit.
Klubi i Leçes ka vendosur të mos e rrezikojë mesfushorin e Kombëtares, Medon Berisha, i cili ka përfunduar sërish në tribunë. Shkak për këtë situatë është bërë mbingarkesa pas rikuperimit nga dëmtimi, ndërsa mungesa e tij për ndeshjen e radhës është konfirmuar nga trajneri Eusebio Di Françesko.
Sipas deklaratave të stafit drejtues, mungesa e lojtarit vjen pasi dëshirohet që rikuperimi i tij të jetë plotësisht i sigurt. Trajneri sqaroi se Berisha ka shfaqur performancë të shkëlqyer gjatë fazës stërvitore dhe u aktivizua ndaj Kaljarit sepse skuadrës i duheshin cilësitë e tij. Lojtari mori minutat e para për këtë vit gjatë muajit shtator, ndërsa zhvillimet e fundit vendosin në pikëpyetje edhe rikthimin e tij te skuadra kombëtare.