Medon Berisha rikthehet pas nëntë muajsh, debuton me Lecce në Serie A
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka luajtur minutat e para pas lëndimit të rëndë, hynë në minutën e 82-të në humbjen 1-0 të Lecce-s kundër Cagliarit.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Medon Berisha, u kthye në fushë pas një mungeseje prej nëntë muajsh shkak të një lëndimi të rëndë që e kishte zënë nga dhjetori i vitit të kaluar.
Ai u aktivizua të hënën mbrëma në ndeshjen e javës së tretë të Serie A, ku Lecce u mposht minimalisht 1-0 nga Cagliari në udhëtim. Berisha hynë në lojë në minutën e 82-të, duke bërë kështu rikthimin e parë në një ndeshje zyrtare pas lëndimit.
Në krye të portës së Cagliarit gjendet portieri Alen Sherri, ndërsa Lecce nuk arriti të barazojë rezultatin.