Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Mediat suedeze komentojnë vendimin e Bleon Kurtulus për të luajtur për Kosovën

Mbrojtësi i Malmos lë grupmoshat e Suedisë për t'iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës në listën e Franco Fodës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Vendimi i mbrojtësit të Malmos, Bleon Kurtulus, për të përfaqësuar Kosovën ka tërhequr vëmendjen e mediave suedeze. Futbollisti 19-vjeçar është përfshirë në listën e përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet e muajit nëntor, duke lënë pas angazhimet e mëparshme me grupmoshat e reja të Suedisë, ku së fundmi ka luajtur te grupmosha U21.

Mediat suedeze komentojnë vendimin e Bleon Kurtulus për të luajtur për Kosovën
Foto: telegrafi.com

Mediat në Suedi e kanë krahasuar këtë zgjedhje me rrugtimin e vëllait të tij të madh, Edvin Kurtulus, i cili më parë ka qenë kapiten te Kosova U21 para se të refuzonte ftesën e ekipit A për të zgjedhur Suedinë. Portali «svenskafans» ka shkruar se «vëllau i madh Edvin Kurtulus zgjodhi ta përfaqësojë Suedinë», ndërsa tani «i vogli, Bleoni po merr një rrugëtim ndryshe» dhe mund të debutojë në Ligën e Kombeve.

Sipas «footballskanalen», mbrojtësi ka regjistruar nëntë ndeshje zyrtare për Suedinë U21, ku paraqitja e fundit daton më 4 qershor kundër Finlandës. Për më tepër, talenti i lojtarit është vlerësuar edhe ndërkombëtarisht, pasi vite më parë ai ishte përfshirë në listën e prestigjores «The Guardian» mes talentëve që pritet të dominojnë Evropën, krah emrave si Lamine Yamal, Joan Martinez dhe Pau Cubarsi.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme