Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Sport Trojet

Mbyllen regjistrimet për High Scardus Ultra 2026

Mbi 180 vrapues nga më shumë se 15 shtete janë konfirmuar për edicionin e pestë të garës malore.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Foto: kultplus.com
Foto: Foto: kultplus.com

Më 29 gusht mbyllen regjistrimet për edicionin e pestë të High Scardus Ultra, garën ndërkombëtare të vrapimit malor që do të zhvillohet më 5 shtator në Malet e Sharrit, duke lidhur Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Deri më tani, mbi 180 vrapues nga më shumë se 15 shtete kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje sportive. Organizatorja e garës, Uta Ibrahimi, u shpreh se ngjarja përbën pikë takimi për komunitetin e trail running dhe outdoor-it.

Gara ofron katër distanca të ndryshme: Bear Trail (10K në Prizren), Jelak Trail (20K në Popova Shapkë), Oshlak Skyrace (35K në Prizren) dhe Scardus Ultra (58K, gara ndërkufitare nga Popova Shapka e Tetovës deri në Marash të Prizrenit). Vendi Andrra–Marash në Prizren do të shërbejë si EXPO VILLAGE dhe do të përfshijë gjithashtu një hapësirë relaksi.

Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →