Maqedonia e Veriut, Italia, Spanja dhe Qiproja ulin taksat mbi karburantet
Katë vende ndërhynë me lehtësime tatimore për të ngadaluar rritjen e çmimeve të karburanteve dhe mbrojtur konsumatorët.
Maqedonia e Veriut ka reduktuar TVSH-në për karburantet nga 18% në 10% për periudhën 15–28 shtator, duke vazhduar edhe pakësimin e akcizës; efekti për naftën është rreth 7 denarë për litër, duke sjellë çmimin final në 99 denarë (1,48 euro).
Italia ka zgjatur deri më 17 shtator uljen e akcizës për naftën me rreth 17 centë për litër, duke synuar të mbrojë familjet dhe bizneset nga rritjet e kuotimeve globale.
Spanja zbaton reduktime të përkohshme tatimore për benzinë dhe naftë, ndërsa Qiproja e ka zgjatur deri më 30 nëntor lehtësimin fiskal prej 8,33 centësh për litër për të dy llojet e karburanteve.
Shtete të tjera po aplikojnë masa mbështetëse si ulje aksize, rimbursime dhe subvencione direkte. Qeveritë po synojnë të absorbojnë pjesë të kostove të krizës energjetike duke sakrifikuar të ardhurat tatimore, me qëllim që rritja e çmimit të naftës të mos reflektohet menjëherë në transport, ushqime dhe prodhime të tjera esenciale.